TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një objekt pranë Kryeministrisë. Sipas informacioneve të para raportohet se zjarri ka përfshirë zyrat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
“BalkanWeb” raporton se ka qenë një kabull elektrik që ka marrë flakë ai që ka shkaktuar zjarrin. Menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit që kanë vendosur situatën nën kontroll. Ne vendin e ngjarjes ndodhet një makinë e forcave zjarrfikëse. Nuk raportohet për persona të lënduar.