AKTUALITET, 24 Shtator 2021, 21:51

Kamioni del nga rruga dhe përmbyset në Kuçovë, bllokohet brenda shoferi, policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje

Kamioni del nga rruga dhe përmbyset në Kuçovë, bllokohet

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Kuçovë, në vendin e quajtur Kozare.

Policia njofton se një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke bllokuar brenda shoferin.

Kuçovë/Informacion paraprak

Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.