AKTUALITET, 24 Shtator 2021, 21:47

Debati/ Curri: Atë që do Amerika, bëhet kryeministër. Peka: Yuri Kim nuk bëri dot deputete Rudina Hajdarin, jo më të bëjë Bashën kryeministër...

Debati/ Curri: Atë që do Amerika, bëhet kryeministër. Peka:


Në emisionin "Zonë e Lirë" , ka patur një debat mes Arjan Currit dhe Çim Pekës, lidhur me situatën në PD dhe rolin e amerikanëve në luftën që ka plasur mes Bashës dhe Berishës.

Debati në studio:

Çim Peka: Basha nuk ekziston, vetëm ju e shikoni, mban në dorë vetëm vulën.

Arjan Curri: E sheh edhe Amerika, i vajti në zyrë sot Bashës ambasadorja.

Çim Peka: Yuri Kim nuk bëri dot deputete Rudina Hajdarin, do të bëjë kryeministër Lulzim Bashën...

Arjan Curri: Mendoj se kë do Amerika, ai bëhet kryeministër.

Çim Peka: Zonja Kim është garantja e marrëveshjes së 5 qershorit. Do të bëhemi serioz apo jo? Një ambassador nuk është Amerika. Amerika janë vlerat.

Arjan Curri: Është përfaqësuese e Amerikës.

Çim Peka: Cdo shqiptar i shkolluar, që ka parë këtë debat nga Amerika, mbajnë anën e Berishës dhe jo të Bashës. Çdo shqiptar që e ka parë Amerikën nëpërmjet televizorit, janë në anën e Bashës. Me Amerikën, jemi me vlerat, ambasadorët shkojnë dhe vijnë. Zonja tha, mësova gjëra dhe ja thashë Bashës. Ato që ka bërë deri tani, i ka bërë pa i ditur gjërat? /TPZ.al/

[gallery ids="571318,571317,571315,571316,567348,567032,569350"]