AKTUALITET, 24 Shtator 2021, 18:45

Covid-19 në Greqi/ 33 viktima në 24 orët e fundit

Covid-19 në Greqi/  33 viktima në 24 orët e fundit

Rastet e reja me Covid-19 në Greqi vazhdojnë të qëndrojnë stabël. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2,046 raste të reja ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 643,055.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 33 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid , ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 14,639 vdekjesh janë regjistruar.