AKTUALITET, 29 Maj 2018, 17:28

Boçi ironizon Ramën: E vërteta nuk është lajm, po s’dole në ERTV

Boçi ironizon Ramën: E vërteta nuk është lajm, po

Deputeti demokrat,  Luçiano Boçi,  ka reaguar për qëndrimet që kryeministri Rama ka mbajtur për sulmin që i është bërë medias dhe gazetarëve ditëve të fundit. Sipas deputetit të komisionit të medias, për kreun e qeverisë nëse nuk të transmeton media e tij ERTV, nuk përbën lajm.

Komenti i Luçiano Boçit

Për Ramën -Gjakosja e kryeredaktorit të RD-së përgjatë protestës së opozitës nuk na qenka lajm. -As gozhdimi me pyetje që i bëri gazetarja e Fax Neës, Ambrozia nuk është lajm.

Sikurse fyerja që ai drejtoi ndaj saj nuk ishte lajm. -Lajm nuk ishte as investigimi i gazetarit Jetmir Olldashi që depërtoi në botën e errët te lidhjeve të ngushta qeveri-krim dhe që zbuloi implikimin e familjes ministrore.

Sipas Ramës pra, e vërteta nuk është lajm. Po nuk të transmetoi ERTV-ja nuk je lajm.