TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
UEFA ka përzgjedhur golin më të bukur të sezonit 2020/2021. Dhjetë kandidatura ishin në garë, teksa fituesi është shpallur një iranian.
Sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi realizoi një eurogol më 13 prill në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League kundër Chelsea.
Ishin minutat shtesë të ndeshjes kur 29-vjeçari shpiku një roveshtatë magjike në “Stamford Bridge” përballë ekipi që një muaj më vonë do fitonte kompeticionin.
https://twitter.com/i/status/1414205813342801922
https://twitter.com/i/status/1414205814823391236
Pasi u shpall goli më i bukur i sezonit të kaluar në Champions League, perla e Taremit është përzgjedhur me rreth 30% të votave si goli më i bukur i sezonit të
kaluar.
Në vend të dytë finalizimi fantastik i Lorenzo Insigne përballë Belgjikës në çerekfinalen e Euro 2020, ndërsa podi kompletohet nga Kemar Roofe i Rangers.