TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Vlorës njofton se ka identifikuar një person, që ka plagosur me sende të forta një shtetas 29 vjec dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në ajër.
Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë bërë me dije se kanë identifikuar autorin, që arriti të ikë, ndërsa e kanë shpallur tashmë në kërkim policor.
Informacion paraprak
Në orën 21:40, në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, pranë një shkolle si pasojë e një konflikti të çastit, një shtetas i cili është identifikuar nga Policia gjatë konfliktit ka dëmtuar fizikisht me sende të forta shtetasin A. Xh., 29 vjeç i cili ka marrë dëmtime të lehta nga konflikti dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Personi tashmë i identifikuar nga ana e policisë pas konfliktit është larguar me shpejtësi dhe dyshohet se ka qëlluar me pistoletë një herë në ajër.
Policia po punon intensivisht për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
