TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kroacia u trondit sot nga një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.4 i shkallës Rihter. Epiqendra ishte disa kilometra larg Zagrebit, ndërsa u ndje përgjatë bregdetit të Adriatikut, përfshirë disa vende në rajon
Nga të dhënat e deritanishme, janë shtatë persona kanë humbur jetën si dhe shumë të plagosur për shkak të shembjes së ndërtesave. Qyteti më i goditur nga dridhjet e forta të tokës është ai i Petrinjës. Në këtë qytet raportohet një spital i shembur si dhe një azil.
Ministri kroat i Mbrojtjes Tomo Medved tha se, numri i të vdekurve arriti në gjashtë, duke përfshirë një vajzë 12-vjeçare të vdekur në Petrinja dhe gjashtë të tjera afër Glinës.
Një viktimë tjetër u konfirmua në zonën e Majske Poljane, tha Nënkryetari i Komunës Glina Branka Bakšić Mitić. Ai jetonte me bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit u shpëtua. Po ashtu viktima mbetën edhe babë e bir në Majske Poljan.
Epiqendra e tërmetit me magnitutë 6.4 të shkallës Rihter ishte afër Petrinjas, por u ndie fuqishëm në të gjithë Kroacinë.
"Kjo është si Hiroshima - gjysma e qytetit nuk ekziston më".
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe ministrat e tjerë të qeverisë mbërritën në Petrinja dhe Glina pas tërmetit.
Ai tha se ushtria ka 500 vende të gatshme në kazermat për të strehuar njerëzit, ndërsa të tjerët do të akomodohen në hotele pranë dhe vende të tjera.
"Askush nuk duhet të qëndrojë jashtë në të ftohtë sonte," tha kryeministri.
Kryqi i Kuq tha se në qytetin e Petrinjës, 58 kilometra nga Zagrebi, situata është shumë serioze dhe se ekipet e tij janë në terren. Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, tha se do të duhen fonde të mëdha për të rindërtuar qytetin e Petrinjës.
https://twitter.com/IFRC_Europe/status/1343889908809814018?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1343889908809814018%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.aljazeera.com%2Fnews%2F2020%2F12%2F29%2Fstrong-6-3-magnitude-earthquake-hits-central-croatia
Kryetari i Komunës së Petrinjës, që po vuan rëndë pasojat e tërmetit të sotëm, është shprehur se qyteti është shkatërruar plotësisht. Duke folur për mediat, Darinko Dumbovic e përshkroi atë që i ndodhi qytetit të tij me bombën në Hiroshima ndërsa bëri apel për ndihmë.
“Qyteti im është shkatërruar plotësisht. Na kanë vdekur fëmijë. Është e papërshkrueshme. Kjo është si Hiroshima. Kemi nevojë për zjarrfikës, nuk e dimë se çfarë ka nën rrënoja, një çati ra mbi një makinë, kemi nevojë për ndihmë.”
Pas atij tërmeti të fortë, pati edhe disa tërmete të tjera me epiqendër në të njëjtën zonë.
Tërmeti u ndje edhe në Serbi. EMSC deklaron se ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Kroacinë këtë vit.
Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në vend. Pamjet tregojnë ndërtesa të shkatërruar në Petrinjë. Ndërkohë, tërmeti i fortë shkaktoi gjithashtu dëmtime në ndërtesën e Parlamentit në Zagreb ,si dhe një numër të lart të plagosurish.
[caption id="attachment_491571" align="alignnone" width="640"]
[/caption]