TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë natës së të Hënës, parlamenti malazez miratoi projektligjin e qeverisë që parashikon ndryshime në ligjin e diskutueshëm mbi lirinë e fesë, një dispozitë në bazë të sezonit të gjatë të protestave nga Kisha Ortodokse Serbe dhe të popullsisë serbe të Malit të Zi.
Me ndryshimet anullohen nenet e ligjit të miratuar një vit më parë, në të cilin pretendohet se të gjitha pasuritë e Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi janë pasuri shtetërore.
Gjë kjo që provokoi një reagim të ashpër nga Beogradi dhe Kisha Ortodokse Serbe, me protesta në Serbi dhe Mal të Zi, ku pothuajse një e treta e popullsisë janë serbë etnikë.
Kisha Ortodokse Serbe është deri më tani më e madhja dhe më e popullarizuara në një vend të vogël Ballkanik, i cili në 2006 mbajti një referendum duke shpallur Pavarësinë dhe duke u shkëputur nga Bashkimi me Serbinë. Në votim 41 deputetët e shumicës së re parlamentare votuan në favor të ndryshimeve, ndërsa përfaqësuesit e opozitës nuk ishin të pranishëm.
Dje mbështetësit e opozitës dhe të Partisë Demokratike të socialistëve të Presidentit Milo Gjukanoviç kishin organizuar protesta para parlamentit duke pretenduar se ligji i ri i ndryshuar privilegjon dhe lejon monopolin e një komuniteti të vetëm fetar, atë Ortodoks Serb.
Ligji mbi lirinë e fesë ishte një nga shkaqet kryesore të përkeqësimit të ndjeshëm këtë vit në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Malit të Zi, i cili arriti kulmin në dëbimin e të dy ambasadorëve në javët e fundit. Beogradi e kishte revokuar këtë masë menjëherë pas kësaj, ndërsa Podgorica nuk e ka bërë ende atë.
Në Malin e Zi, zgjedhjet e 30 gushtit shënuan suksesin e forcave të opozitës, duke i dhënë fund qeverisjes gati tridhjetë vjeçare të Partisë Demokratike të socialistëve të Presidentit Gjukanoviç.