TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gent Cakaj ka lënë postin e ministrit të Jashtëm. Në vend të tij do të emërohet, Olta Xhaçka.
Ndërkohë në vend të Xhaçkës, ministrinë e Mbrojtjes do ta drejtojë, Niko Peleshi.
Lajmin e publikoi vetë kryeministri Edi Rama.
"Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t'ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.
Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes," shkruan Rama.
Lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe Gent Cakaj, që shprehet se ka dhënë dorëheqjen. Njëlloj si në rastin e Sandër Lleshajt, dorëheqjen e njoftoi fillimisht kryeministri.
“Të nderuar qytetarë! Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.