TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama tha se sa i përket vaksinës në vendin tonë do të nis injektimi i dozave të para nga mesi i janarit.
Kreu i qeverisë tha se po bëhen përpjekje intensive për vaksinën. Megjithatë, Rama tha se duke qenë se ka një kërkesë të lartë, por një ofertë të ulët, kjo çështje mbetet delikate.
“Jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Më vjen keq kur dëgjoj lloj-lloj teorish.
Faktikisht, situata e përgjithshme është shumë domethënëse sa i përket një ngërçi të përgjithshëm në raportin kërkesë-ofertë.
Mbani parasysh, Italia, që ka nisur vaksinimin 4 ditë më parë, ka në dispozicion, 9700 vaksina. Kjo ka qenë partia e parë e dozave që ka marrë Italia, vend i BE, me një popullsi të konsiderueshme”,tha kreu i qeverisë.