TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çelës për lirimin nga paraburgimi.
Pak ditë më parë, përmes kësaj kërkese, ai ka pretenduar se ka kaluar afati një vjeçar i paraburgimit.
Çela gjithashtu kërkoi dhe zbutje të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij. Sipas ligjit, Çela pretendon se ai nuk mund të mbahet në burg, pasi nga dita e vendimit nga Apeli ka kaluar me shumë se një vit, ndërsa thekson se për këtë shkak afatet e paraburgimit e kanë humbur efektin.