TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi i vitit 2021, funksionon si një makineri perfekte. Bardhezinjtë regjistruan fitoren e 3-të në po kaq takime për këtë vit pasi mposhtën me shifrat 3-1 Sassuolon në Allianz Stadium.
Pas një pjese të parë deri diku të barabartë gjërat u bënë më të thjeshta për skuadrën e Pirlos në fraksionin e dytë, pasi në fundin e pjesës së parë Sassuolo mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Obiang. Juventusi e shfrytëzoi shpejt superioritetin numerik, teksa në minutën e 50-të Danilo lëshoi një silur nga distanca duke lënë të shtangur Consiglin. Gjithsesi skuadra e De Zerbit nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat me Defrel i shërbyer në mënyrë perfekte nga Traore në minutën e 58-të.
Një gol që e futi Juven në panik, pasi bardhezinjtë vuajtën shumë për të gjetur sërish golin e avantazhit që erdhi vetëm me Ramsey në minutën e 82-të. Fitoren e Juves e vulosi Cristiano Ronaldo në minutën e 92-të, me portugezin që realizoi golin e 15-të sezonal.
Me këtë fitore Juventusi, u ngjit në kuotën e 33 pikëve dhe shkon me moralin në maksimum në derbin e Italisë ndaj Interit që do të luhet javën e ardhshme, me të vetmet nota negative të kësaj jave që ishin dëmtimet e McKennie dhe Dybala.