TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi ka mundur Romën 3-1 në çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe ka kaluar në turin tjetër ku pret me qetësi fituesin e përballjes Milan-Torino.
Juventusi kaloi në avantazh në këtë duel që në minutën e 26-të më anë të Kristiano Ronaldos, i cili pas një sprinti në krahun e majtë, lëshoi një gjuajtje të pakapshme për Lopez. Në minutën e 38-të shifrat u dyfishuan nga Bentakur i cili pas një sllallomi në zonë kaloi mes mbrojtësve verdhëkuq dhe mposhti Lopez me goditjen që preku shtyllën para se të topi të ndalej në rrjetë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 3-0, pasi Bonuçi me kokë shënoi përsëri në portën mike duke bërë të qartë se kalimi i turit ishte një formalitet në vijim.
Under në fillimin e pjesës së dytë arriti të shkurtonte diferencën me një gol shumë të bukur nga jashtë zonës. Por Roma më pas nuk arriti të mposhte më Bufon, i vëmendshëm ndaj gjuajtjeve të verdhekuqve duke i dhënë mundësinë bardhezinjve të menaxhonin deri në vërshëllimën përfundimtare këtë rezultat që i çon në gjysmëfinalen e turneut.
Juventus-Roma 3-1
26’ Ronaldo, 38′ Bentakur, 45’+2′ Bonuçi / 50′ Under