AKTUALITET, 22 Janar 2020, 19:37

PD publikon videon: Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht

PD publikon videon: Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se SPAK duhet të hetojë dhe të zbulojë grupin kriminal që merret me shpërndarjen e kokainës në Bulqizë.

Pas publikimit të videos së kryebashkiakut, Lefter Alla duke konsumuar lëndë narkotike, Bardhi thotë se ai duhet të ndiqet penalisht për mos kallëzim krimi ndaj atyre që i sigurojnë kokainë.

Reagimi i Bardhit:

SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të strukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!