TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Efektivë të maskuar të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në bashkëpunim me agjentë të antidrogës, po ushtrojnë prej dy ditësh kontrolle në qytetin e Sarandës.
Forcat e FNSH-së kanë “blinduar” gjithë Sarandën dhe po kryejnë kontrolle në akset kyçe të qytetit bregdetar në mjete të ndryshme për armë dhe drogë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si dhe personave përdorues e trafikantë droge.
Po ushtrohen kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Spitalit”, ku po kontrollohen imtësisht një numër i madh mjetesh.