TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish shefi i Shërbimt Informativ, Fatos Klosi, ka qenë i ftuar në emisionin "Byro Politike" të Juli Xhokaxhi dhe ka deklaruar se është kundër testit të drogës për zyrtarët. Pasi Flamur Noka deklaroi se opozita e ka kërkuar testin e drogës, si kusht për t'u zgjedhur në poste drejtuese dhe për të punuar në administratë, Klosi u shpreh se kjo është një çmenduri dhe se është e drejtë e njeriut të konsumojë drogë.
"Eshtë cmenduri të më thuash mua mos përdor drogë. Dua mo! Edhe ai që përdor drogë mban përgjegjësi për veprimet që bën. Ai do të mbajë përgjegjësinë e vet, do ta heqë Edi Rama po doli video e vërtetë. Testi për të gjithë, nuk shkon, është absurde. Hyn tek të drejtat dhe liritë e personit ajo", u shpreh Klosi.
Ditën e sotme, Artan Hoxha publikoi një video, ku pretendon se shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë në një ambient publik. Alla u kandidua nga kryeministri Edi Rama në zgjedhjet moniste të 30 qershorit. Gjatë fushatës elektorale, slogani i Allës ishte "Bulqiza që duam".
Alla e ka mohuar të jetë personi që shfaqet në video, duke deklaruar se ajo është një montazh. Nga Partia Socialiste nuk ka patur asnjë reagim për këtë skandal.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/01/22/publikohet-video-kryebashkiaku-i-bulqizes-filmohet-duke-pire-kokaine-ne-lokal/