TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e sotme do të ketë sërish Champions League. Kompeticionin më i rëndësishëm për klube, vendos përballë skuadrën e Myrto Uzunit, Ferencvarosh me Juventusin.
Por, në këtë përballje sulmuesi shqiptar pavarësisht se e ka kaluar COVID-19, nuk do të ketë mundësi të zbresë në fushë për shkak se nuk është në kondicionin e duhur fizik.
Kështu, përballja e tij me idhullin Kristiano Ronaldo shtyhet për ndeshjen e kthimit në Torino.
Nga ana tjetër, italianët do të kërkojnë me ngulm të lejnë pas disfatën me Barcelonën, teksa për herë të parë do të kenë në dispozicion për Champions, Ronaldon.
Portugezi është gati pas koronavirusit dhe këtë e tregoi me dy golat në kampionat.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme zbret në fushë edhe Çelsi që pret Ren, ndërsa nga ana tjetër, një tjetër angleze, Mançester Junajtid, luan në transfertë ndaj turqve të Bashaksehir. Sakaq, Lacio, pa Strakoshën ka zbarkuar në Rusi, ku ndeshet me vendasit e Zenit.