TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Cristiano Ronaldo nuk shënon në të dytën ndeshje rradhazi në Serie A, ndërsa Juventus nuk ka nevojë për golat e portugezit për të thyer 2-0 Lazion e për të shkuar në vendin e parë të renditjes me pikë të plota. Madje kampionët e Italisë duket se golin e portugezit e kanë shijuar në kuotime, ku vetëm me ardhjen e tij CR7 i ka shtyrë përtej barrierës së 1 miliard euro në bursën italiane.
Sipas Calcio e Finanza, një faqe e specializuar në sport e financë, në mbylljen e biznesit javor, Juventus është vlerësuar 1,04 miliardë euro (1,2 miliardë dollarë). Është hera e parë që klubi arrin në një nivel të tillë, që nga hyrja në bursë në 2001. Aksionët e Juventus janë rritur me 55,15% në bursë nga 1 korriku, duke shkuar nga 0,660 euro në 1,024 euro.