TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Davide Kalabria është tashmë në orbitën e Mançester Junajtid. Mbrojtësi i djathtë i Milanit, kërkohet nga anglezët e Solskjaer.
Sipas asaj që raporton media angleze “Mirror”, “Djajtë e kuq” kanë nisur interesin për shërbimet e italianit 22-vjeçar.
Junajtid ka mangësi në krahët e mbrojtjes pasi Jang është drejt perëndimit të karrierës, ndërsa Darmian do të largohet gjatë verës.
Kalabria ka një kontratë deri në qershor të vitit 2022 dhe do të ishte disi e vështirë për Junajtid të blinte këtë lojtar, pasi shihet nga Milani si e ardhmja. Këtë sezon futbollisti ka luajtur 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar 1 gol.