TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcat jordaneze të sigurisë arrestuan sot një anëtar të familjes mbretërore dhe një ish këshilltar të Mbretit Abdullah për çështje të lidhura me sigurinë, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Petra.
Dy burime të njohura me këtë çështje i thanë ‘Reuters’ se anëtarët e shërbimeve të sigurisë kishin shkuar në shtëpinë e gjysmë-vëllait të mbretit dhe ish-trashëgimtarit të fronit, Hamza, dhe po e pyesnin atë. Sidoqoftë, u sqarua se ai nuk është i arrestuar. Një burim zyrtar i konfirmoi se Princi Hamza nuk ishte mes të arrestuarve.
Në një përpjekje për të konsoliduar pushtetin e tij, Abdallah hoqi princin Hamza nga titulli i pasardhësit në 2004.
Midis të arrestuarve është Basem Awadala, i cili për shumë vite ishte i besuar i mbretit dhe më vonë u bë ministër i financave. Sharif Hassan bin Zayed, një anëtar i familjes mbretërore, dhe individë të tjerë të paidentifikuar gjithashtu u arrestuan. Agjencia nuk dha detaje të mëtejshme.
Arrestimet e zyrtarëve të lartë dhe anëtarëve të familjes mbretërore janë jashtëzakonisht të rralla në Jordani.
Awadala, i cili ka studiuar në SH.B.A., ka qenë forca lëvizëse e reformave ekonomike në vendin e tij. Ai dha dorëheqjen në vitin 2008 nga pozicioni i shefit të shtabit të oborrit mbretëror. Për një kohë të gjatë ai u përball me reagime të forta nga roja e vjetër dhe burokracia me rrënjë të thella të Jordanisë.