TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Europë, vaksinimi ka qenë me ritme të ngadalta, për shkak të mungesës së dozave, por tashmë edhe për faktin se në disa vende, si Gjermania dhe Hollanda, është pezulluar përdorimi i vaksinës AstraZeneca, për personat nën moshën 60 vjeç, pas dyshimeve se disa episode të rralla të trombozës, janë të lidhura me vaksinën.
Vetëm 10% e popullsisë në Europë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, sipas drejtorit të OBSH për Europën, Hans Kluge, i cili e konsideroi fushatën e vaksinimit në Europë si "të papranueshme". “Shpërndarja e këtyre vaksinave është shumë e ngadaltë”, tha ai në një deklaratë. “Ne duhet ta përshpejtojmë procesin duke përshpejtuar prodhimin, duke zvogëluar pengesat për administrimin e vaksinave dhe duke përdorur çdo dozë të vetme që tani kemi nëpër depo. Teksa variantet e reja janë shqetësim dhe ato po vazhdojnë të përhapen, rastet që kërkojnë shtrim në spital po rriten. Përshpejtimi i procesit të vaksinimit është themelor”, theksoi Kluge. /TPZ.al/