AKTUALITET, 3 Prill 2021, 22:03

Ministri turk: Grekët vazhdojnë veprimet provokuese. Përdorin gjuhë kërcënuese për...

Ministri turk: Grekët vazhdojnë veprimet provokuese. Përdorin

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar u shfaq edhe një herë provokues, duke deklaruar se grekët janë ata që vazhdojnë veprimet provokuese.

Akar tha se “përkundër qëndrimit tonë konstruktiv, paqësor, për fat të keq fqinjët tanë grekë vazhdojnë veprimet provokuese dhe rrisin tensionin. Ata përdorin gjuhë kërcënuese për të arritur disa qëllime. Sa herë që theksojmë se këto lëvizje janë të pakuptimta, asnjë kërcënim nuk ka ndonjë ndikim në vendin tonë, njerëzit dhe forcat tona të armatosura. Me këto metoda dhe veprime nuk do të arrijnë askund”.

Më tej ai shtoi: “me gjithë veprimet tona që ne bëjmë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, fqinjët tanë grekë vazhdojnë të minojnë ligjin ndërkombëtar dhe të kërkojnë gjëra dhe të kenë retorikë jashtë ligjit. Ata duhet të kuptojnë se nuk mund të arrijnë askund. Ne i nxisim ata të veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.