AKTUALITET, 3 Prill 2021, 21:14

Zgjedhjet për presidentin e Kosovës/ Përsëritet votimi i raundit të parë, vetëm 78 vota në kuti

Zgjedhjet për presidentin e Kosovës/ Përsëritet votimi i

Komisioni për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e Kosovës ka dalë në përfundimin se në Kuvend kanë votuar 78 deputetë. Kësisoj, jo të gjithë ata që marrin pjesë në seancë kanë votuar për zgjedhjen e presidentit.

“Në emër të komisionit konstatojmë se në proces të votimit kanë marrë 78 deputetë”, ka thënë Sali Zyba.

Për t’u zgjedhur presidenti, duhet të jenë në kuti 80 vota që konfirmojnë kuorumin e nevojshëm për të proceduar në dy raundet e tjera.