AKTUALITET, 3 Prill 2021, 23:13

Agim Veliu me përgjigje të prerë: Nuk e votoj Vjosa Osmanin presidente

Agim Veliu me përgjigje të prerë: Nuk e votoj Vjosa Osmanin

Pas dështimit për të siguruar kuorumin për votimin e presidentit në raundin e parë, deputetët kanë shkuar në një pushim 30-minutësh.

Teksa po dilin në hollin e kuvendit deputetët, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është pyetur a do të votojë për Vjosa Osmanin?

Veliu është përgjigjur shkurt: Jo!

Gazetarët pyetën edhe Hotin për qëndrimin e tij, por ky i fundit refuzoi të përgjigjej.