TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i humorit Romeo Veshaj dhe këngëtarja Jonida Maliqi janë komentuar së fundmi për një lidhje dashurie. Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të komentojë rreth zërave që po qarkullojnë. E megjithatë, Veshaj duket se nuk mund të heqë dot dorë nga provokimet.
Ai ka publikuar pak orë më parë në “Insta Story” një foto ku shfaqet në makinë me një femër, të cilës ia ka mbuluar fytyrën me një emoji. E vetmja gjë që pikaset prej saj është një xhaketë e zezë me vija të holla e të bardha, që të bën të mendosh se bëhet fjalë për Jonida Maliqin, pasi kjo e fundit i preferon së tepërmi xhaketat e këtij lloji.
E teksa dyshimet përfocohen gjithnjë e më shumë, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një tjetër lëvizje nga palët.
