TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bizhuteritë me vlerë katër milionë dollarë që Rita Ora do mbante në festivalin e Kanës janë harruar në avion.
Gruaja, që ishte ngarkuar për transportimin e bizhuterive të huazuara nga një markë luksoze, harroi bizhuteritë e shtrenjta në avionin ku udhëtoi në aeroportin e Nisë, Francë, pasi mbërriti nga Londra.
Në momentin që ajo kuptoi se kishte harruar bizhuteritë, avioni ishte nisur sërish drejt aeroportit të Luton në Londër.
"Dikush gati humbi disa miliona,"-tha një polic.
Bizhuteritë u gjetën në Luton dhe u nisën sërish drejt Nice nëpërmjet aeroportit Heathroë të Londrës.
Ylli i popit u shfaq me vonesë në Kanë më 16 maj, me një gjerdan mahnitës me diamante dhe një fustan të bardhë.
