LIFESTYLE, 24 Maj 2019, 20:26

Nuk do ta njihni! Ja si dukej Sokol Balla 25 vite më parë


Gazetari i njohur Sokol Balla duket se ka pësuar një metamorfizim të vërtetë përgjatë viteve. Në një foto të vjetër të postuar së fundmi prej tij në rrjetin social “Instagram”, Sokoli shfaqet me flokë të dendura dhe të zeza, me një fizionomi ndryshe të fytyrës, si dhe me dhëmbë të çrregullt. Pikaset një ndryshim i dukshëm fizik edhe tek personi që i gjendet në krah, Muç Nano.

E teksa ka zgjedhur pikërisht këtë mënyrë për të lajmëruar ndjekësit e tij se do të jetë i ftuar në emisionin e Nanos për të folur për krizën aktuale politike, Sokoli thekson se fotografia është shkrepur gjatë kohës kur të dy kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike.