LIFESTYLE, 24 Maj 2019, 11:02

FOTO/ ‘Po kopjon Oriola Marashin’ Kejvina Kthella i ‘mbyll gojën’ ndjekëses me përgjigjen e saj


Të shumta ishin fotot që modelja Kejvina Kthella publikoi në llogarinë e saj në Instgram ku kishte pozuar për firmën e njohur të veshjeve ‘Guess’.

E veshur me të brendshme ku shfaqej dhe shumë sensuale ajo mahniti të gjithë ndjekësit me format fizike të saja.

Kujtojmë se krahas Kejvinës edhe Oriola Marashi është përfshirë në radhën e modeleve që pozojnë nën emrin e markës “Guess”.

E nisur nga kjo, Kejvina ka marrë një mesazh në opsionin “pyetje-përgjigje” në Instagram, ku një fans i thotë që po kopjon Oriola Marashin me “Guess”.

Kejvina nuk e la pa përgjigje dhe më bukur se kaq s’mund të fliste.

“Un skam nevojë të kopjoj Oriolën e as Oriola mua, bota është e madhe, ka mundësi për të gjithë”, tha Kejvina dhe e rëndësishme është që vajzat shqiptare të kenë sukses nëpër botë.