TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja Fjolla Morina e ftuar tek “Rudina” ka treguar detaje lidhur me klipin e saj të xhiruar në varreza.
Klipi i këngës “Si ta pranoj” i është dedikuar personave të afërt të këngëtares, të cilët janë larguar nga jeta.
“Kjo këngë nuk është bërë vetëm për një person, por për njerëzit që i humbim nga jeta, të dashurit tanë. Rozana Radi edhe Fifi e ka bërë tekstin. Jam ndjerë mirë, por ka qenë edhe e vështirë për mua sepse kjo pjesë është e ndjeshme. Ne s’duam ta pranojmë vdekjen, por është diçka që na përfshin të gjithëve. Është pak e rëndë për t’u pranuar. Por unë e kam bërë për të gjithë njerëzit që kam humbur nga jeta, miqtë e mi, familjarët. Ia dedikoj njerëzve të mi të dashur që nuk jetojnë më. Kemi xhiruar në orën 22:30 në varreza. Nuk deshëm të xhirojmë natën në fakt, por ashtu ndodhi sepse nuk na premtoi koha. Ka qenë shumë i vështirë realizimi i këtij projekti dhe ka marrë 8 muaj kohë”, tha këngëtarja.