TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë Samitit të NATO-s zhvilloi një takim me homologun Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa u shpreh se biseda ishte miqësore, por pa kërkuar falje për deklaratat fyese të disa muajve më parë ku kreu i shtetit turk u shpreh se “ka nevojë për trajtim mendor”.
Për më tepër, në Samitin e NATO-s, Macron tha se Erdogan konfirmoi dëshirën e tij që mercenarët të largoheshin sa më shpejt nga Libia, ndërsa ishte dakord të bashkëpunonte me Francën në lidhje me tërheqjen e tyre.
Marrëdhëniet e Parisit me Ankaranë u përkeqësuan, kryesisht për shkak të krizës në Libi. Turqia ka vendosur një ushtri në Libi, bazuar në një marrëveshje me qeverinë e mëparshme të atij vendi.