TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm pak kohë nga marrja e detyrës, jep dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka. Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, ndërsa zëvendësoi Ervin Demon.
Dorëheqjen Muka ia ka dorëzuar ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Kujtojmë se ardhja në këtë detyrë e Mukës u shoqërua me debate të mëdha, pasi ishte ai që akuzoi Demon për plagjiaturë. Por pak javë pas dorëheqjes së Ervin Demos, Muka mori postin e zv.ministrit me emërim të kryeministrit Edi Rama.
Studiuesi denoncoi plagjiaturën që sipas tij zv.ministri i Arsimit Ervin Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.