AKTUALITET, 24 Korrik 2019, 19:18

‘Jemi miq’, Baton Haxhiu flet për Ramën: Debatoj shumë me të, është shndërruar në Whatsapp kryeministër

‘Jemi miq’, Baton Haxhiu flet për Ramën: Debatoj

Gazetari dhe analisti, Baton Haxhiu, i ftuar në “Pushime on top” ka folur lidhur me marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.

Haxhiu tha se ai dhe Rama ishin miq me njëri-tjetrin duke treguar edhe se çfarë nuk i pëlqente tek ai.

“Unë me Ramën jemi miq. Debatoj me të pasi është shumë është shumë i vështirë por edhe një politikan shumë i guximshëm është me shije. Nuk më pëlqen kur kap telefonin në tavolinë dhe shkruan vazhdimisht kur kam mysafir, e di natyrën e Ramës dhe merremi vesh, por është shndërruar në Whatsapp kryeministër është natyrë e shkrimtarit ai dhe unë besoj që projektimin politik e ka brenda shkronjave ndaj ndonjëherë e bën egoist, arrogrant për arsye se nuk bën kopromise,“-tha ai.