AKTUALITET, 24 Korrik 2019, 19:11

Detajet/ Polici shkaktoi aksidentin në Milot me tre të plagosur

Detajet/ Polici shkaktoi aksidentin në Milot me tre të plagosur

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e pasdites së sotme në rrethrrotullimin e Fushë-Milotit, ku një 23 vjeçar me iniciale E.H., banues në Tropojë, me detyrë punonjës i Policisë së Shtetit, u përplas me mjetin me drejtues shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një 46-vjeçar me iniciale F. S., banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin e 49-vjeçarit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës.

"Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesit e mjeteve E.H.,23 vjeç, banues në Tropojë dhe A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shtetasi F.S., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin me drejtues A.M.,"-raporton policia