TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ndeshje të vështira që vendosin titullin luhen sot në La Liga.
Atletico Madrid është shumë pranë titullit teksa përballë ka Real Valladolidin që luan 90 minutat e mbijetesës.
Nga ana tjetër Real Madrid kërkon pa asnjë diskutim fitoren ndaj Villareal që nga ana tjetër në këtë ndeshje të fundit futet me synim zonën e Europës.
Atletico ka mundësi më të mëdha pasi ka vendin e parë me 83 pikë dhe me një fitore shpallet kampione, kurse Real Madrid duhet të shpresojë në një ndalesë të rivalëve të kryeqytetit.
Rastësia është se pronar dhe president i Real Valladolid është Ronaldo, ish-sulmuesi i Real Madrid dhe sipas mediave spanjolle ai ka ofruar premio 150 mijë euro lojtarëve në rast se mposhtin Atleticon.