TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tashmë është zyrtare. Interi ka arritur një marrëveshje me Oaktree Capital, që do të japë 275 milion euro dhe do të marrë pakicën e aksioneve, 31%, të Lion Rock.
Kështu Interi do të paguajë borxhin prej 242 milion eurosh dhe në vazhdim do të duhet të gjejë stabilitetin financiar, pasi në marrëveshje ka klauzola që i japin mundësi fondit amerikan të marrë të gjitha aksionet.
Interi ka lënë si kolateral pikërisht 68.55 për qind të aksioneve të Suning. Tashmë synohet të kalohen vështirësitë e krijuara dhe pritet që të ketë largime dhe ulje pagash. Shitja e Lautaro Martinez është gjithashtu një opsion për të rregulluar bilancet.