TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një film për Roberto Baggio në Netflix. Bishtaleci nuk ishte shumë dakord për “Il Divin Codino”, por u bind dhe më 26 maj do të publikohet. Vetë italiani e pranon se menaxheri e bindi ta bënte diçka të tillë, teksa fliste sot para mediave.
Në film ka detaje edhe nga fëmijëria dhe zbulohet raporti i Baggio me babanë. “Në fillim e shikoja babanë tim si armik, por përkundrazi, ai krijoi bazat tek unë, duke më bërë një njeri që nuk dorëzohet kurrë. Ndjej një mirënjohje të madhe ndaj tij.
Ndonjëherë nuk e kuptojmë dashurinë dhe mbrojtjen që na bëjnë ne si fëmijë. Me kalimin e kohës nisim edhe ne t’i shohim gjërat në këndvështrimin e tyre. Unë njoh shumë njerëz që kishin probleme me prindërit e tyre dhe shpresoj që ata ta rinovojnë lidhje e tyre me ta”.
Baggio flet edhe për “bishtalecin” e tij, si lindi gjatë USA 1994. “Ishte një kameriere në hotel me gërsheta të mrekullueshme në flokët e saj. Ne biseduam së bashku dhe brenda disa orës ajo ishte duke i bërë flokët e mi kaçurrela në të njëjtin stil.
Ishte argëtuese, me të vërtetë. Kur flokët nisen të më zgjaten, u vura një llastik. Kurrë nuk e mendova se bishtaleci do të më përfaqësonte më pas”, tregon legjenda italiane e futbollit