SPORT, 20 Maj 2021, 12:47

Inzaghi nuk po rinovon, Igli Tare gati t’i besojë Lazion Gattusos

Inzaghi nuk po rinovon, Igli Tare gati t’i besojë Lazion Gattusos

Simone Inzaghi nuk po rinovon kontratën me Lazion dhe Igli Tare po sheh për alternativa të tjera.

Drejtori sportiv i klubit bardhekaltër tundohet nga ideja Gennaro Gattuso sipas raportimeve të GDS.

Ky i fundit do të largohet nga drejtimi i Napolit në fund të sezonit, edhe pse është afër sigurimit të një bilete për në Champions League.

Opsioni Fiorentina ra për ish-mesfushorin “luftarak” të Milanit, i cili përflitet edhe si një opsion për të zëvendësuar Andrea Pirlon në pankinën e Juventusit.

Gjithsesi, Tare po nxiton dhe së shpejti do të nisë negociatat me agjentin e Gattusos, i cili do e pranonte me kënaqësi transferimin në kryeqytetin italian.