TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimit për krijimin e ushtrisë së Kosovës ka ardhur reagim përsëri nga Serbia.
Kësaj radhe ka qenë Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiç i cili deklaroi se Serbia nuk mund ta ndalë procesin e krijimit të ushtrisë së Kosovës, as fuqitë botërore siç janë Rusia dhe Kina, dhe ky proces, sipas tij, vetëm mund të ngadalësohet apo të shtyhet.
Sipas tij vetëm Rusia në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB mund të flasë për krijimin e ushtrisë dhe largimin e UNMIK-ut nga Kosova, si një akt i njëanshëm i Perëndimit, “gjë që do të jetë edhe maksimumi i mospajtimeve diplomatike. Interesave të Rusisë nuk i konvenon, sepse është e qartë se ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s, sepse ajo qysh tash bashkëpunon si forcë e sigurisë”, tha Janjiç. TPZ.AL