BALLKAN, 9 Tetor 2018, 14:28

FOTO/ Këta janë të rinjtë serb që dhunuan 2 shqiptarët

Dy të rinj serbë janë arrestuar pasi kanë dhunuar me mjete të forta dhe kanë bërë për spital dy të rinj shqiptarë, të cilët po flisnin shqip teksa po ecnin të qetë, në punë të tyre, në rrugët e Novi Sad.

Në pranga kanë rënë V. Radiq, 22 vjeç dhe D. Radiq, 23 vjeç.  Për këtë rast ka folur edhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq.

Për këtë rast ka folur edhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq. Vlen të theksohet se njëri nga të sulmuarit, Çlirim Maloku, 19 vjeç, ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi ka kryer një operacion delikat në kokë.