BALLKAN, 7 Tetor 2018, 08:51

‘Korrigjimi i kufijve’, Jeremiç: Shkëndijë për konflikt në Ballkan

‘Korrigjimi i kufijve’, Jeremiç: Shkëndijë për

Ish-ministri i punëve të Jashtmë të Serbisë, Vuk Jeremiç gjatë “Global Forum Pearson” në Universitetin e Çikagos, deklaroi se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, do të sillte konflikte të reja në Ballkan.

Sipas Jeremiç korrigjimi në bazë të vijave etnike në Kosovë do të mund të jetë shkëndija e një konflikti të ri në Ballkan, dhe i bëri thirrje ndërkombëtarëve ta parandalojnë një gjë të tillë.

Ai tha se Beogradi dhe Prishtina janë të inkurajuar ta arrijnë një marrëveshje përmes korrigjimit të kufijve.

Është e sigurt se një precedent i tillë shkaktoi një zinxhir të ngjarjeve. Korrigjimi i kufijve mund të jetë shkëndija që nisë konflikte të reja në Ballkan.”-shpjegoi Jeremiç.

Më tej Jeremiç kritikoi europën për indiferencë ndaj shteteve të Ballkanit. TPZ.AL