BALLKAN, 18 Tetor 2018, 13:21

Lista serbe kundër Ushtrisë së Kosovës: Shqiptarët dhe serbët s'kanë nevojë për militarizim e për luftë

Lista serbe kundër Ushtrisë së Kosovës: Shqiptarët dhe

Ditën e sotme kuvendi i Kosovës votoi transformimin e Forcave Speciale ne ushtri, njëkohësisht krijimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Lista serbe nuk ka marrë pjesë në votim, ajo është shprehur kundër krijimit të ushtrisë. Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç tha se shqiptarët dhe serbët nuk kanë nevojë për militarizim e për luftë.

Deklarata e Igor Simiç:

Të rinjtë e Kosovës nuk po ikin se nuk ka Ushtri por sepse nuk ka perspektivë. Më mirë është që 150 milionë eurot e planifikuara për tri vitet e ardhshme të shkojnë në zhvillim ekonomik se sa në Ushtri.

Kjo nuk është në interes as tonin dhe as të qytetarëve të Kosovës dhe për këtë largohemi nga seanca. Krijimi i ushtrisë është dhe kundër rezolutës 1244, Marrëveshjes së Kumanovës dhe ndërkombëtarët kanë theksuar se pa ndryshimet Kushtetuese nuk mund të krijohet. TPZ.AL