AKTUALITET, 10 Shtator 2020, 17:06

“Jam kërcënuar se denoncova qeverinë”, Meta: Mjaft me bulizëm! Ata nuk meritojnë arrogancë

“Jam kërcënuar se denoncova qeverinë”, Meta: Mjaft me

Akuzën e ngritur nga Manjola Cakoni përmes Partisë Demokratike se është kërcënuar nga Rama, pasi deklaroi në media se nuk ka marrë ndihmë pas tërmetit, presidenti Ilir Meta e quan bullizëm qeveritar.

Teksa ka publikuar videon ku Cakoni i shpreh Grida Dumës shqetësimin e saj, Meta shkruan se transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme.

Ai solidarizohet me Manjola Cakonin dhe familjen e saj, ndërsa shton se shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë arrogancën dhe fyerjen.

MJAFT me bulizëm qeveritar! Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme!

Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë!

Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj!”, shkruan Meta.