AKTUALITET, 10 Shtator 2020, 16:59

Covid-19/ Dy viktima dhe 156 raste të reja nga koronvavirusi në 24 orët e fundit

Covid-19/ Dy viktima dhe 156 raste të reja nga koronvavirusi në 24

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën dy persona dhe janë konfirmuar pozitiv me Covid 156 raste të reja.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë betejën me këtë sëmundje e ka humbur një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i viktimave në vendin tonë nga Covid 19 ka shkuar në 324 persona.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 persona duke e çuar në 6346 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020)

Testime totale 71280

Raste pozitive 10860

Raste të shëruara 6346

Raste Aktive 4190

Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2194

Durrës 483

Shkodër 338

Lezhë 239

Elbasan 192

Korçë 159

Fier 161

Vlorë 143

Kukës 121

Berat 79

Gjirokastër 39

Dibër 42.