TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë me vranësira të dendura si dhe shira intensive ku më të dukshme do të jenë në skajin verior dhe jugor.
Në pjesën e dytë të ditës do të kemi një përmirësim gradual të kushteve atmosferike. Temperaturat e ajrit do të vijojnë në zbritje në orët e para të ditës deri në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në mëngjes në Ersekë 2 gradë celsius dhe maksimumin 18 gradë celsius në Lezhë dhe Sarandë.
Era do vijojë të fryjë mesatare me një shpejtësi 50 kilometra në orë në drejtimin kryesisht jug-perëndimor. Kjo do bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 4 ballë.