AKTUALITET, 10 Nëntor 2019, 08:43

Aksident tragjik në Tiranë,humbin jetën dy vajza 17 vjeçare, të plagosur edhe dy fëmijë

Aksident tragjik në Tiranë,humbin jetën dy vajza 17



Një aksident tragjik është regjistruar gjatë orëve të natës në rrethinat e Tiranës, duke i marrë jetën dy vajzave 17 vjeçare.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër të Bërzhitës kur një automjet drejtuar nga një 18 vjeçar nga dalë nga rruga duke u përplasur me dy pemë, duke lënë pas përveç dy viktimave edhe tre të plagosur, përfshirë drejtuesin e mjetit dhe dy 14 vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç,  si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë  kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret  në automjet,  D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit  F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.