AKTUALITET, 9 Nëntor 2019, 23:33

Mesi i pagabueshëm në goditje standarde, tregolësh për të kapur Realin në krye

Mesi i pagabueshëm në goditje standarde, tregolësh për

Barcelona i përgjigjet ashtu siç duhet Real Madridit, duke marrë në fitore 4-1 ndaj Selta Vigos për të barazuar skuadrën e Zidan në kreun e renditjes në kampionatin spanjoll. Të udhëhequr nga Lionel Mesi i cili ka kthyer goditjet standarte në një specialitet të tijin, katalanasit nuk e patën shumë të vështirë të kthenin sfidën në favorin e tyre që në minutat e parë.

Argjentinasi shënoi goli e avantazhit me një penallti në minutën e 23-të të duelit, ndërsa pas barazimit të përkohshëm të Olaza, ktheu qetësinë në ekip me një goditje dënimi perfekte në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në fillimin e të dytës, ai shënoi përsëri me një goditje dënimi “fotokopje” të së parës, duke çuar shifrat në 3-1 e duke mbyllur diskutimet për fatin e sfidës. Në fund, kishte kohë edhe për golin e katërt të shënuar nga Buskets, i cili vulosi shifrat përmbyllëse në 4-1.

Tani Barcelona ndan kreun me 25 pikë me Real Madrid, me të dy skuadrat që kanë zhvilluar një ndeshje më pak se ekipet e tjera në La Liga për shkak të shtyrjes së “El Clasico” si pasojë e situatës në Katalonjë.