AKTUALITET, 13 Mars 2018, 21:49

Avokati i njohur: Kokaina u mbajt në Livorno, në Durrës erdhi 613 kg miell

Avokati i njohur: Kokaina u mbajt në Livorno, në Durrës erdhi 613

Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një deklaratë interesante në emisionin “360 Gradë” në Ora News. Ai këmbëngul se kapja e 613 kg kokainë është bërë me dorëzim të kontrolluar, që do të thotë se droga është zëvendësuar me një substancë tjetër dhe është mbajtur në Itali, ndërsa në Shqipëri ka ardhur substanca tjetër, me gjasë miell.

“Dorëzimi i kontrolluar konsiston me lënien e një mostre dhe zëvendësimi i pjesës tjetër. Këta nuk kanë ditur gjë. Dorëzimi i kontrolluar është operacioni më i fshehtë që bën policia. Kanë qenë në maune dhe personat që kanë udhëtuar nuk e kanë ditur se kanë infiltruar. Kështu ndodh në Shqipëri sepse e dinë që kokaina ikën. Duhet ta kenë mbajtur në Livorno” – tha Gjokutaj.