TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Diten e merkure, me date 14 Mars, festohet Dita e Verës në Tiranë, një festë e cila merr nga viti në vit gjithnjë e më shumë vëmendje nga qytetarët jo vetëm kryeqytetas, por edhe nga vizitorët nga e gjithëShqipëria.
Për here të pare këtë vit Dita e Verës do të vijë ndryshe nga herët e tjera. BashkiaTiranë dhe JUMBO nën një event madhështor në qendër të kryeqytetit, do të organizojnë“Paradën e Karnavaleve”.
Për ta bërë këtë festë më të hareshme dhe të gëzueshme, fëmijë të shkollave të kryeqytetit do të parakalojnë me maska dhe costume të ndryshme.
Parada e Karnavaleve do të nise në orën 10:00 nga sheshi “Skënderbej”dhe do të shoqërohet nga Banda Frymore. Qytetaret me pas do të drejtohen drejt “Parkut të Karnavaleve” tek Liqeni Artificial, ku Cirku I Tiranës, animatorë dheTeatri I Kukullave do të mirëpresin qytetarët në një festë madhështore.
Jumbo eshte pjese e Grupit Balfin, Grupit me te madh dhe innovator te investimeve ne Shqiperi dhe nje nder me te medhenjte ne rrajon pjese e te cilit jane TEG, QTU, Neptun, SPAR, Mango, Springfield, etj.