AKTUALITET, 28 Prill 2020, 18:34

Detaje nga plagosja në Shkodër, peshkatari pa gjithçka, dëshmia e tij “kyç” për ngjarjen

Detaje nga plagosja në Shkodër, peshkatari pa gjithçka,

Plagosje me armë zjarri në Shkodër. Ai është Gëzim Bici, 40 vjeç. Mësohet se Bici ndodhet në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ai ka marrë një plumb në gjoks dhe një në qafë ndërsa mjekët janë duke luftuar për shpëtimin e jetës së 40 vjeçarit.

Në momentin e plagosjes Bici ka qenë në këmbë duke ecur ndërkohë që autorët dyshohet se kanë qenë duke lëvizur me një automjet.

Duke qenë se zhurma nga qitja e armës nuk ka shkaktuar zhurmë, dyshohet se Bici është qëlluar me armë të tipit pistoletë me silenciator, ose armë e një kalibri të vogël. Pranë kësaj zone ndodhen disa restorante dhe biznese të tjera.

Sakaq duket se gjithë ngjarjen dyshohet se e ka parë një peshkatar që ka qenë aty pranë. Ai është shoqëruar në polici për të dhënë edhe dëshminë tij.